NJE MENDIM PER ARTISTIN XHEVAT LIMANIN

NJË MENDIM PER ARTISTIN XHEVAT LIMANIN

Ne radhët e artistëve të nderuar në këtë botë, bëjnë pjesë edhe oratorët. Me talentin e tyre të rrallë, oratorët i dëfrejnë dëgjuesit, i edukojnë, u japin atyre zgjidhje të reja për çështjet e koklavitura të ditës. Jo më kot, Perikliu i Athinës antike dhe Daniel Webster i Amerikës, p. sh., njihen si oratorët më të mëdhenj të botës.

Midis shqiptarëve të Amerikës, etiketa “orator” i takon pamëdyshje artistit Xhevat Limani. Kete opinion për të, autorit i ketyre radhëve e formoi që herën e parë që e dëgjoi të flasë në praninë e disa miqve dhe shokëve të tij. Ishte një kënaqësi e madhe për neve. Kjo përshtypje u thellua dhe mori përmasa më të gjera, kur u njohëm me aktivitetin e tij në fusha të tjera artistike.

Midis tyre, ajo që na tërhoqi vëmendjen në veçanti, është krijimtaria e tij në Teatrin Shqiptar. Z. Limani mori iniciativën dhe themeloi Teatrin Shqiptar në Amerikë. Me vullnet të paepur, me besim të patundur dhe me përpjekje të pandërprera për të kaluar sfida te papara në komunitetin tonë, ai mundi të vërë në skenë në Nju Jork dhe Çikago një seri të tërë dramash. Midis tyre duhen permendur “Anatema” vetë Xhevat Limani autor, regjisor dhe aktor bashkë me Luan Bexhetin etj. Pastaj njëaktëshja “Muri i lotëve” në Çikago, “Monologu i Skënderbeut“një poemë e fuqishme e vetë Xhevat Limanit . Shfaqjet e tij luhen skenave nëpër teatrot e qyteteve të mëdha amerikanë ku jetojnë shqiptarët. Gjithashtu bien në sy edhe realizimet e tij në Teatrin shqiptar në Shkup:“Antigona” e Sofokliut, “Pas vdekjes” e Andon Zako-Çajupit, dhe nje dramë nga veprat e At Gjergj Fishtës “Shqiptar të jesh apo të mos jesh”. Dekllamimi i vargut shqip nga aktori i Madh Xhevat Limani është një përjetim i rrallë artistik. Kur dëgjon vargjet e kryerilindasit Naim Frashëri të duket sikur ligjëron Bilbili shqip.

Xhevat Limani e ka ngritur më lart nivelin artistik të diasporaës sonë. Me krijimtarinë e tij të pasur, me punën vetmohuese, me personalitetin e tij te pastër, ai është një figureë e shëndoshë atdhedashurie dhe frymëzim për të gjithë ata që kanë farën e shqiptarizmit në zemër.

Prof. Peter Prifti
San Diego, Kalifornia
6 Nentor, 2009

Letër prof. Agron Ficos

Letër prof. Agron Ficos

I nderuari prof. Agron Fico.

Shpesh ndodhë që letrat t’i gëzojnë individët, dhe kjo është e natyrshme.

Pas lexova letrën tuaj, prof. i nderuar më zuri një shqetësim I thellë dëshpërues.

Largimi juaj nga ky vend i bekuar i lirisë dhe demokracisë në kët kohë dinamike dhe Internetike do t’e zbusë sadopak dhembjen dhe mallin përmes sintezës së respektit të vokacionit intelektual dhe dashurisë njerëzore reciproke se do dëgjohemi e shihemi ndoshta më rrallë se deri më tani, por gjithsesi se do t’I gjendemi njëri-tjetrit pranë edhe në këtë pjesë jetë pleqërishte dhe mendjendriturie duke rezultuar dhe reflektuar hyllësi dhe dritë planetare.

Lejomëni të shpreh shqetësimin dhe protestën time si artist se dijetari peshon dhe dritëron në çdo hapsirë që ka kapluar terri.

Letër nga Nuhi Vinca

Letër nga Struga

MOS U DëSHPRO ARTISTI YNë XHEVAT LIMANI

                E dëgjova lajmin për një sjellje të pahijshme ndaj teje në Radio Shkupi më 24 mars dhe e lexova edhe në “fakti” 30 mars të k.v. dhe ja fjalët që t’i drejtoj Ty dhe të tjerëve publikisht:
Qenkan mbledhur ca tartufë e matufë, ca Jago e stërjago të ndërsyer nga ndonjë Kreont (jo si ai i kohës antike para 2500 vjetësh) porn jë Kreont modern me vetura e telefon mobil dhe I paska ndërsyer ca kreontëz të vegjël, këlysh të trajnuar për dhunë dhe qenkan turrë askund tjetër por në sallën e Shtëpisë së cultures në Tetovë më 22 mars dhe drejt e te pedagogu, poeti dhe artisti që gati tre decenie ka pushtuar skenën e artit të Perëndive, atij që ka pushtuar këtë skenë të artit të shenjtë në Shkup e Tiranë, Prishtinë e Elbasan, Evropë e Amerikë. Qenkan turrë ashtu publikisht në sy të artistëve të perëndishëm: Edit Mihali, Gaqo Çako, Shqipe Zani, Kastriot Tusha etj. Etj. Po, qenkan turrë, paskan lehur, e paskan goditur si Krishtin e gozhduar para 2000 vjetësh dhe e paskan kënaqur egon e tyre tartufjane e jaoiste ndaj një artisti të madh siç është Xhevati ynë, një mbret I skenës së perëndive antike të Talias. Mos u dëshpro vëlla I fjalës artistike, shok dhe ish-gjimnazisti im I shkëlqyeshëm dhe le ta përsërisim atë fjalën biblike të Krishtit kur ee godisnin me gurë: Faljau se s’dinë se ç’bëjnë!
Në Strugë
31 mars 2002                                                                                      Me devotshmëri krijuesi
Nuhi VINCA (d.v.)
p.s.
kjo letër iu dërgua kryeredaktorit të gazetës “Flaka”
z. Faik Mustafa I cili nuk pati guxim intelektual e as kurajo
qytetare para kamxhikut të cenzurës të demonit

kalemxhi-Arben Xhaferri, apologjetit të sllavo-maqedhonizës.

 

Fotografi personale